Shpend Ahmeti: Shokët e mi më të mirë i kanë pasur nënat boshnjake

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 13:09 | Nga

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë vuajtur më së shumti gjatë luftërave me ish- Jugosllavinë.

Ai ka përmendur përvojën me një shok të tij boshnjak i cili është invalid lufte të cilin e citon t’i këtë thënë se “shqiptarët kanë pasur më shumë fat gjatë luftës me Serbinë”.

Ahmeti bashkë me kryetarin e Lëvizjes, Visa Ymeri, si dhe deputetin Albin Kurti, kanë vizituar sot komunitetin boshnjak në organizimin që kanë ata për Ditën e Boshnjakëve.

I pari i Prishtinës, ka theksuar se ka ende probleme me integrimin e komunitetit boshnjak megjithëse gjërat kanë lëvizur për të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme