Shpend Ahmeti: Thaçi po ia merr dialogun nga duart Mustafës

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 11:22 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folur për dialogun ndërshtetëror që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi po ia merr nga duart kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, këto bisedime.

“Ky synim ka qenë i Thaçit prej fillimit. Dhe këtë e ka bërë me vetëdije, se do dialog në nivel Presidentësh”, vlerëson Ahmeti.

Ai tha se pas katër vitesh udhëheqjeje të kryeqendrës, ka në plan që të rikandidohet prapë për këtë post.

Ahmeti, i cili është nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe një herë nuk e fshehu idenë për një listë të përbashkët, me qëllim fitimin e zgjedhjeve të ardhshme në vend.

Të ngjashme