“Shpërbërja e Bosnjës do të ndikonte edhe në rastin Kosovë-Serbi”

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Nëse Bosnja multi-etnike shtyhet drejt shpërbërjes, kjo do të ishte në mënyrë të pashmangshme ndikim në konfliktet tjera të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor, si ai mes Kosovës e Serbisë, i tha të shtunën agjencisë “Reuters” Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë, gjermani Christina Schmidt.

Ai tha disa ditë më parë se marrëveshja e paqes, që i kishte dhënë fund luftës së viteve të nëntëdhjeta është në rrezik të shthurjes, nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merr masa për t’i ndaluar separatistët serbë, përcjell Gazeta Express.

Schmidt e pati fjalën për lëvizjet e udhëheqësisë serbe të Bosnjës, të cilat e kanë për qëllim zhbërjen e institucioneve shtetërore si forcat e armatosura të përbashkëta, autoriteti i taksave dhe organi kryesor juridik.

“Kryengritja në këtë rajon gjithashtu do të ndikojë në pyetjen e raportit të vështirë mes Serbisë e Kosovës në mënyrë të njëjtë ose të ngjashme”, tha Schmidt në një intervistë.

“Serbia duhet të ketë interesim që Bosnja e Hercegovina të qëndrojë e bashkuar”, tha ai, duke shtuar se rruga e Beogradit drejt Bashkimit Evropian mund të ndikohet rëndë nga jostabiliteti në Bosnjë, ku i përkrah serbët.

Përderisa Schmidt tha se shpreson që trysnia ndërkombëtare do t’i lëvizë zhvillimet në një “drejtim të ndjeshëm”, vija e kuqe do të ishte tërheqja e Republikës Serbe nga forcat e armatosura të përbashkëta dhe krijimi i ushtrisë së vet brenda Bosnjës, siç është paralajmëruar nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

“Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë ne në komunitetin ndërkombëtar duhet të mendojmë shumë, shumë, shumë seriozisht për atë se si mund të lëvizim përpara”, tha politikani gjerman.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme