Shqipëria dhe Maqedonia flasin për dialogun Kosovë-Serbi, Bushati nesër në Prishtinë

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 17:32 | Nga

Në ditën e dytë të vizitës në Maqedoni Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, u takua me Ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov. Dy homologët diskutuan për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, shkruan EkonomiaOnline.

“Dy homologët diskutuan dhe për situatën në rajon, dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe marrëdhëniet me shtetin fqinj, Greqinë,” thuhet në komunikatën për medie të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Bushati, nesër do të jetë për vizitë zyrtare edhe në Kosovë, dhe do të takojë homologun e tij, Behgjet Pacolli.

Të ngjashme