Shqipëria e Kosova në një Kuvend, Statovci: Një ideal i brezave, një amanet i dëshmorëve u bë realitet

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka uruar 28 Nëntorin, Pavarësinë e Shqipërisë, me ç’rast në Kuvendin e Shqipërisë kanë qenë pjesëmarrës deputetë edhe nga Kosova.

Statovci ka thënë se është bërë realitet që dy Kuvendet të bashkohen në një simbol.

“Dy Kuvendet në një simbol. Sot, një ëndërr e kahershme, një ideal i brezave, një amanet i dëshmorëve u bë realitet. Me motra e vëllezër deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, 28 Nëntorin e bëmë festë kuptimplote e të njëmendtë. Kështu qofshim përherë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme