Shqiptarët protestojnë në New York për krimet në Kosovë, Bosnje e Kroaci

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Organizata e grave shqiptaro-amerikane do të protesojnë sot në Nju Jork për të kërkuar drejtësi në lidhje me krimet e bëra në Kosovë, Bosnje dhe në Kroaci.

Marshi do të mbahet para konsullatës së Serbisë në Nju Jork duke filluar nga ora 11:00 dhe do të përbëhet kryesisht nga komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjak-amerikan dhe kroat-amerikan.

Ky organizim bëhet në mbështetje të 70 viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryersit e këtyre krimeve.

Masakrat dhe gjenocidi i kryer nga regjimi serb në këto vende, njihet si nga më e madhja pas luftës së dytë botërore, ndërsa shumë nga kryersit dhe urdhërdhënësit ende nuk janë ndëshkuar për këtë krim./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme