“Shqiptarët do ta pranonin ndarjen para vitit 1999”

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 15:16 | Nga

Ministri serb i Tregtisë dhe i Telekomunikacionit, Rasim Ljajiq ka thënë se ndarja e Kosovës është zgjidhje e mirë por e vonuar.

Ai në një intervistë për “Blicin” serb ka thënë se nëse do të kërkohej ndarja para vitit 1999 atëherë shqiptarët do ta pranonin.

“Edhe një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare është kundër ndarjes për shkak të implikimeve negative në vendet e tjera të rajonit. Kurse modeli i dy Gjermanive është i zbatueshëm në vetëm një segment: ne pranojmë të mos e njohim veten, por ne duhet të vuajmë dhe të jetojmë krah për krah. Çdo gjë tjetër nuk është e zbatueshme sepse rrethanat ndërkombëtare janë të ndryshme”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme