Shqyrtimi i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, mblidhet Komisioni për Legjislacion

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 20:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion ka zhvilluar mbledhje, pasi Qeveria ka miratuar unanimisht dhe proceduar për në Kuvend, nismën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, raporton Ekonomia Online.

Ky komision është mbledhur për të shqyrtuar ndryshimet e këtij ligji, ku me amandamentimin e tij, do t’i mundësohej mërgatës votimi i drejtpërdrejtë në ambasada dhe konsullata.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, tha se veprimi i qeverisë ëshë shkelje flagrante.

“Nuk keni vendim të Kryeisë për këtë mbledhje. Rregullorja e punës së Kuvendit neni 54 pika 4 e saktëson këtë pjesë”, tha jo.

Kundër ka dalë edhe AAK. Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri tha se një ligj  i tillë nuk ka kurrfar lloj urgjence.

“Po diskutojmë sikur të kishim një ligj të luftës. Kjo praktikë e kapjes, e natës është e habitshme. Gjithçka kisha prit nga Kurti por jo që të na sjellë një ligj në pikë të natës”, u shpreh ai.

Tutje Tahiri kërkoi që ligji në fjalë mos të dërgohet tutje.

“Kjo është habia më e madhe për mua. E kam një kërkesë z.kryesues është mirë me marrë një vendim unanim dhe mos me dërgu më tutje këtë ligj. Naleni qetu se është gabim, ta ndalim sepse i bëjmë vendit por në këtë formë unë nuk besoj që ka të bëjë me reforme zgjedhore e as me diasporë. Jeni tu hi dallash në një rrugë që nuk i sjell të mira vendit. Po e shoh në ftyrat e juaja që as ju nuk po i besoni kësaj”, deklaroi ai.

Driton Selmananj nga LDK ka kërkuar poashtu që Qeveria të tërhiqet nga nisma e Ligjit për Zgjedhjet.

“Po më vjen keq për situatën e juaj, sepse e keni nis shumë mbrapsht. Nuk kemi mundur për një dekadë me mbyll dhe ju po doni natën me mbyll këtë temë, është e papranueshme. Ne si LDK  iu lutemi që të tërhiqeni nga kjo punë”, tha Selmanaj.

Të ngjashme