Shtatë ankesa për rezultatin e balotazhit

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 15:32 | Nga

Pas shpalljes së rezultateve të raundit të dyte për zgjedhjet komunale, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar gjithsej shtatë ankesa nga dy parti dhe një kandidat i pavarur.

Këtë për Klan Kosova e ka bërë të ditur Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar tre ankesa në lidhje me rezultatet zgjedhore në Prishtinë, Dragash dhe Kamenicë.

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar gjithashtu tre ankesa që lidhen me rezultatet në komunën e Rahovecit, Klinës dhe Prizrenit.

Ndërsa kandidati i pavarur në Shtime, Fatmir Rashiti, ka paraqitur një ankesë lidhur me rezultatin zgjedhor të kësaj komune.

Ky panel sot do të filloj me leximin e ankesave ndërsa do të merr vendim rreth tyre brenda 72 orëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme