Shtatë kandidatë nga komuniteti serb në garë për anëtar të Bordit të RTK-së

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 12:05 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni “Ad hoc” ka shqyrtuar listën e kandidatëve serbë për anëtar të Bordit të RTK-së, për të cilën pozitë kanë aplikuar tetë kandidatë, ndërsa njëri është diskualifikuar për shkak të mungesës së dokumenteve të nevojshme, raporton Ekonomia Online.

Emrat e kandidatëve janë: Ljubomir Stanojkoviq, Nelica Veljekoviq, Dragan Cirkoviq, Mihailo Sçepajoviq, Vladan Trifiq, Filjko Javanoviq, Milan Milosavleviq dhe Milija Dobrosavleviq.

Ljubomir Stanojkoviq ishte njëri nga kandidatët që në dokumentet e tij mungonte dëshmia e kualifikimit. Në lidhje me këtë, kryetari i komisionit, Fitim Haziri, kërkoi që t’i jepnin afat prej 24 orësh që ta sjellë dëshminë.

“Prej të gjithë atyre çka janë kërkuar dokumentacionet ky nuk e ka paraqitur dëshminë e kualifikimit. Unë jam i mendimit t’ia japim edhe një mundësi që në një afat kohor prej 24 orësh me i shkrua e-mail kandidatit që ta sjellë që të jetë pjesë e këtij konkursi”, kërkoi Haziri.

Kërkesa e tij u miratua nga anëtarët e tjerë.

Vladan Trifiq nuk e kishte diplomën universitare, pjesë të dokumentacionit dhe me këtë rast u kërkua diskualifikimi i tij.

Deputetja e VV-së, Doarsa Kica-Xhelili, tha se s’ka të drejtë të diskualifikohet dikush për arsye që nuk paraqiten në ligj.

“Si komision e kemi për obligim me konfirmu kërkesat ligjore të konkursit. Në qoftë se nuk ka qenë kërkesë diploma e fakultetit në ligj, apo në konkurs, ne nuk mund ta diskutojmë diskualifikimin”, tha ajo.

Mirëpo, me votat e anëtarëve të komisionit u vendos që Trifiq të largohej nga lista në mungesë të diplomës.

Dita e intervistimit të kandidatëve u vendos që të jetë të mërkurën me datë 16 mars, duke filluar nga ora 09:00. Kohëzgjatja e intervistimit për secilin kandidat do të jetë nga 20 minuta.

Të ngjashme