Shtatë vjet nga vendimi i GJND-së për Kosovën

Prishtinë | 22 Kor 2017 | 09:23 | Nga

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 korrik 2010 ka vlerësuar se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada tha se gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë.

“Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklarata të pavarësisë. Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”, kishte deklaruar Ovada.

Ovada theksoi se Rezoluta 1244 po ashtu nuk e ndalon shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u dha pas një ankese që Serbia kishte dërguar në këtë organ të drejtësisë, kundër shpalljes së pavarësisë së Kovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme