Shtesa prej 50 euro për zyrtarët publikë jepet vetëm deri në dhjetor

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka prezantuar një pako ndihmese për të luftuar shkallën e lartë të inflacionit që ka kapluar vendin.

Ai ka treguar se për zyrtarët publikë do të ndahet një shtesë prej 50 eurove.

Megjithatë një shtesë e tillë do të vlejë vetëm për muajt e mbetur të këtij viti. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri Kurti në konferencë kur është pyetur për kohëzgjatjen.

“50 eurot që i japim në shtator vlejnë vetëm për këtë vit fiskal. Viti 2023 është vit tjetër fiskal.

Por kjo s’ka të bëjë me ligjin për pagat. Kjo është për t’u përballur me inflacionin”, ka sqaruar kreu i ekzekutivit.

Të ngjashme