Shtetet e Quintit bëjnë thirrje që procesi zgjedhor të mos ketë ndërhyrje politike

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Lidhur me procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shtatorit, shtetet e Quintit në Kosovë kanë bërë thirrje për qetësi dhe pjekuri.

Përmes një komunikate, Ambasada amerikane në Kosovë shkruan se ambasadorët e Quintit janë takuar me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shprehur angazhimin e tyre në procesin e lirë dhe të sigurt zgjedhor. Gjithashtu në takim thonë se është diskutuar edhe monitorimi i procesit zgjedhor dhe respektimi i masave anti-Covid gjatë 14 shkurtit.

Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës të zbatojnë rekomandimet e bëra në raportin e Misionit Zgjedhor të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Ne theksuam që KQZ-ja duhet të sigurojë që procesi zgjedhor është transparent dhe i lirë nga ndërhyrjet politike. Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në proces. Në këtë moment, ne besojmë se populli i Kosovës meriton qetësi dhe pjekuri nga të gjitha anët. Është e rëndësishme që vendimet ligjore të respektohen dhe rrugët e apelimit të ndiqen pa ndërhyrje. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga sulmet personale dhe spekulative”, thuhet në komunikate.

Ambasada thotë se inkurajon partitë dhe kandidatët për t’u angazhuar në një garë të ndershme dhe të respektohen masati anti-Covid gjatë fushatës.

“Populli i Kosovës meriton të dëgjojë propozime të hollësishme të politikave nga politikanët e tyre, me argumente të bëra në një frymë debati të informuar. Për të siguruar një zgjedhje të suksesshme, i takon gjithashtu popullit të Kosovës që të votojë dhe ta bëjë këtë në mënyrë të sigurt, duke ndjekur gjithashtu të gjitha masat COVID-19. Qeveritë tona janë të përkushtuara për të vazhduar mbështetjen tonë për përpjekjet për të ndërtuar një Kosovë të sigurt, prosperuese, demokratike për të gjithë qytetarët, dhe për të punuar ngushtë me çdo qeveri që formohet përmes zgjedhjeve të lira në përputhje me kushtetutën”, thuhet tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme