Shtohet presioni amerikan për heqjen e taksës, Reekeri thërret nga Shkupi e Hale vjen në Prishtinë

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Edhe në fillim të kësaj jave, Washingtoni ka vazhduar t’i sugjerojë Kosovës heqjen e taksës për mallrat serbe, si pengesë për vazhdimin e dialogut në Bruksel.

Philip Reeker, ndihmës-sekretari amerikan në ardhje për Evropë e Azi, ka përsëritur nga Shkupi thirrjen e SHBA-së, për pezullim të përkohshëm të taksës nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se nuk po kërkojnë diçka të pamundshme, por vetëm një pezullim të përkohshëm të taksës.

e kësaj duhet të jetë që Kosova të pezullojë taksën për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës. Qytetarëve të Kosovës u them se ne e kuptojmë zemërimin tuaj, ne e kuptojmë dëshirën për të kontrolluar fatin tuaj dhe ta bëni Kosovën pjesë të sistemit ndërkombëtar. Nuk vihet në dyshim mbështetja e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe pavarësinë tuaj. SHBA-ja ka investuar në suksesin e Kosovës, si shtet i pavarur multi-etnik dhe sovran. Ne kemi qëndruar mbrapa jush vazhdimisht. Mirëpo, me raste ne kemi ardhur me kërkesa të rëndësishme për ju. Kjo është një nga ato kohë. Shtetet e Bashkuara, ndoshta partneri dhe miku më i ngushtë strategjik, beson se arritja e marrëveshjes me Serbinë, është rruga e vetme për Kosovën që të ecë përpara. Mirëpo, Kosova nuk mund të kthehet që të dialogojë me Serbinë pa e pezulluar taksën, për çfarë ne besojmë se është në interesin e Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe tërë rajonit. Prandaj, është fatkeqësi e madje edhe fatkeqësi që ende kemi një mospajtim serioz. me Qeverinë e Kosovës lidhur me këtë çështje. Frikësohem se qasja e Kosovës i ka dëmtuar lidhjet tona bilaterale, një marrëdhënie që ne e vlerësojmë thellësisht”, ka thënë Reeker.

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit e ka konfirmuar vizitën në Kosovë të nënsekretarit për çështje politike, David Hale. Në një njoftim zyrtar thuhet se ai do të qëndrojë paraprakisht në Britani të Madhe, Ukrainë dhe Serbi. Në Kosovë do të kërkojë marrjen e masave që çojnë në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

“Më 9 mars në Prishtinë, nënsekretari do të takohet me zyrtarët e lartë të Kosovës për të nënvizuar mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të përgjithshme të normalizimit me Serbinë dhe do të kërkojë marrjen e masave për të arritur një zgjidhje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sa i përket vizitës në Serbi, Hale pritet të kërkojë kthimin në dialog për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

“Ai, gjithashtu, do të udhëheqë një diskutim me liderët e shoqërisë civile për çështje të interest rajonal dhe global, duke përfshirë ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor”, njofton Departamenti i Shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme