Shtyhet diskutimi për Byronë Shtetërore, opozita kërkon prezencën e kryeministrit Kurti

Prishtinë | 23 Shk 2022 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka prezantuat Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në seancën e Kuvendit.

Por Opozita ka kërkuar që ky diskutim të shtyhet në seancën e radhës që do të mbahet nesër.

Kjo pasi që këta të fundit kanë kërkuar edhe prezencën e Kryeministrit të vendit, Albin Kurti të jetë i pranishëm në diskutim.

Ndërkaq u vendos që Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme të shtyhet për nesër.

“Përmes këtij projektligji Kuvendi i Kosovës do të themelojë një mekanizëm të veçantë që është Byroja shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ky institucion është organ i pavarur që kontrollohet nga Kuvendi dhe për punën e tij i përgjigjet vetëm atij. Procedura para gjykatës është civile, s’ka karakter penal dhe byroja do të ndjek pasurinë e zyrtarit dhe shpërputhjes mes të hyrave dhe pasurisë së tij apo saj”

Të ngjashme