Shtyhet fjalimi i presidentit Thaçi në FSK

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 14:15 | Nga Mehmet Krasniqi

Presidenti Hashim Thaçi, në orën 14 kishte paralajmëruar që do të mbajë një adresimit para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), por gazetarëve u është thënë se fjalimi është shtyrë, raporton Ekonomia Online.

Përderisa ai tash ndodhet në veri të vendit, konkretisht të liqeni i Ujmanit. Ai është i shoqëruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni.

Këtë adresim kreu i shtetit e kishte planifikuar në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje po mbanë protestë me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, kundër paralajmërimeve për “korrigjim territoresh” nga presidenti.

Thaçi dje, në konferencë e parë për gazetar pas kthimit nga ShBA-ja, ai shtoi se në takimet me përfaqësues të lartë të OKB-së, ShBA-së dhe të Evropës ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, si dhe tranzicionin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Tani ky proces ka hyrë në fazën e fundit e cila nënkupton miratimin e tri ligjeve për FSK-në në Kuvendin e Kosovës: Ligji për Mandatin e Ri të FSK-së, Ligji për Statusin e Pjesëtarëve të FSK-së, dhe Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes”.

“Deri këtu kemi mbërritur me partneritet të plotë me ShBA-në dhe paktin NATO. Kështu do të jetë edhe kur ta bëjmë zyrtarizimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe më pas kur këto forca së bashku me to Kosova do të përgatiten të bëhet pjesë e aleancës veri-atlantike”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/presidenti-thaci-viziton-veriun-e-kosoves/

Të ngjashme