Shtyhet konferenca e Hotit, takimi në Washington po vazhdon jashtë parashikimeve fillestare

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Është shtyrë konferenca e kryeministrit Hoti e paraparë të mbahet në ora 21:00.

RTV Dukagjini njofton se kjo shtyrje ka ndodhur pasi që takimi i paraparë të përfundojë para kësaj kohe nuk ka përfunduar.

Konferenca e paraparë të mbahet në orën 21:00 (15:00 në orën lokale në Washinton), do të mbahet menjëherë pas përfundimit të takimit.

Kujtojmë pas një pauze, takimi në Washington mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë ka vazhduar nga ora jonë lokale 19:00 dhe po vazhdon akoma.

Zyrtarë të lartë amerikanë ishin shprehur të kënaqur me ecurinë e takimit deri në ato momente.

Të ngjashme