Shtyhet mbledhja e Qeverisë, Haradinaj paralajmëron shkarkimin e ministrave që mungojnë

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 14:16 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbledhja e Qeverisë është shtyrë për të martën në ora 15, kjo për shkak se aty munguan shumica e ministrave, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar shkarkimin e ministrave që mungojnë në mbledhje të Qeverisë.

“Disa ministra kanë leje për disa nuk e di pse munguan do bëjë mungesë të evidencave ata ministra që s’vijnë takim do vijë në lirim të detyrës së tyre”.

“Caktimi i mbledhjeve të Qeverisë u bë dje për sot, ndodh që me qenë ministrat jashtë vendit, ky është prioriteti i tyre”.

Sipas tij, një pjesë ta fajit për dështimin e mbledhjes e ka edhe ai vet, por që paralajmëroi marrjen e masave.

“Një pjesë të përgjegjësisë e mbajë unë për dështimin e kësaj mbledhje. Po duhet më mbajt shumë mbledhje brenda javës. nuk është vetëm faji i ministrave, duhet të jemi të interesuar të gjithë për mbledhje”.

Kreun e ekzekutivit më së shumti e hatëroi mungesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili ka marrë këtë detyrë javë më parë, pas shkarkimit të ish ministrit Flamur Sefaj.

“Ata duhet të jenë në takim, ministri i rendit nuk ishte në takim të Qeverisë ai sapo ka marrë detyrën e habitshme  që si ka ardhur me munguar”.

Këto ishin pikat e rendit të ditës së Mbledhjes së 45 të Qeverisë: 

Të ngjashme