Shtyhet për 27 prill vendimi për Haradinajn

Colmar | 06 Pri 2017 | 16:25 | Nga

Ka përfunduar seanca gjyqësore dëgjimore ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Gjykata e Colmarit mori vendosi që të shtyjë vendimin për 27 prill.

Haradinaj, duke folur para medieve dhe dhjetëra shqiptarëve të mbledhur para gjykatës në Francë, shfaqi besimin se megjithatë e drejta do të fitojë.

“Jemi në të drejtën, e drejta do të fitojë. Unë nuk kam ikur nga ligji, as nga ai vendor, as nga ai ndërkombëtar… Por, juridiksionin e Serbisë nuk e njoh”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së, i cili foli dhe për mediet franceze, përsëriti se pafajësia e tij është vërtetuar edhe nga Tribunali i Hagës më 29 nëntor 2012. Ai tha se ky proces është politik.

Të ngjashme