Shtyhet për javën tjetër debati për organizimin e arsimit në situatën me Covid-19

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

“Me një konsensus të arritur, kjo seancë shtyhet për javën e ardhshme – të enjten e ardhshme”.

Debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, është shtyrë për javën tjetër.

Një debat i tillë është kërkuar nga shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mirëpo i njëjti ka thënë se një gjë e tillë mund të shtyhet për nesër, njofton Klan Kosova.

Ndërsa pas një konsultimi ndërmjet Abelard Tahirit dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se kjo seancë është shtyrë për javën e ardhshme.

“Me një konsensus të arritur, kjo seancë shtyhet për javën e ardhshme – të enjten e ardhshme”.

Të ngjashme