Shtyhet për të premten mbledhja e Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike, mungon kuorumi

Prishtinë | 05 Kor 2022 | 13:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mungesë kuorumi, komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka shtyrë për të premten mbledhjen ku është pritur të diskutohet për emrat e ekspertëve, raporton Ekonomia Online.

Në këtë komision të pranishëm kanë qenë vetën Driton Selmanaj, Mimoza Kusari Lila, Besian Mustafa dhe Ferat Shala.

Ftesë në këtë Komision kishin edhe dy ministrat e kabinetit qeveritar. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ai i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekur Murati, nuk u paraqitën në këtë mbledhje.

Kryetari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj, tha se mbledhja shtyhet për të premten.

“Ne kemi pas planifikuar që ta kemi ministren Rizvanolli dhe ministrin Murati. Të premten e ardhshme ta ftojmë ministren Rizvanolli. Ndërsa nga ministri Murati nuk kemi marrë informatë”, tha Selmanaj.

Të ngjashme