Shtyhet seanca e jashtëzakonshme, e paraparë për të mërkurën

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Seanca e jashtëzakonshme e paraparë për ditën e nesërme është shtyer me kërkesë të deputetëve nga opozita.

Kjo seancë është shtyer për shkak të manifestimit shtetëror të Epopesë së UCK-së, ndërsa është kërkuar nga deputetët që të shtyhet deri për datën 13 mars nga ora 10:00.

Njoftimi i plotë:

“Për shkak të manifestimit shtetëror të Epopesë së UÇK-së, më datë 5, 6 dhe 7 mars, deputeti Sami Kurteshi, në emër të deputetëve nënshkrues, ka kërkuar shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme “lidhur me bllokimin e KQZ-së nga Presidenti”, e paraparë të mbahet të mërkurën, më 6 mars, në orën 10:00.

Është kërkuar që seanca të mbahet më 13 mars 2019, nga ora 10:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme