Shtyhet seanca, shkak intervistimi i kandidatëve për anëtarë të KGjK-së

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 11:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte thirrur për në orën 11:00, është shtyrë për në orën 13:00.

Këtë njoftim për deputetët e dha kryeparlamentari, Glauk Konjufca, raporton Ekonomia Online.

Arsyeja e kësaj shtyrje ishte që disa prej deputetëve nuk janë të pranishëm në sallë sepse gjenden në procesin e intervistimit të anëtarëve të KGjK-së.

Konjufca tha se në seancë do të votohet për vazhdimin e masave emergjente për energjinë.

“E kemi një problem të cilin për të zgjidhur kërkoj edhe një mendim të grupeve parlamentare, mendoj se atje siç duket do të marrë edhe një kohë intervistimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës pra edhe një pjesë e deputetëve të mazhorancës janë atje”.

“Meqenëse pikën e ardhshëm të rendit të ditës e kemi një votim për të cilin opozita nuk ka votuar seancën e kaluar, kërkoj përcaktimi ne grupeve parlamentare nëse do të votojnë, nëse nuk voton opozita atëherë detyrohemi këtë seanca ta shtyjmë deri në orën 13:00 kurse mazhoranca po premton që i ka numrat rreth orës 13:00”.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Abelard Tahiri, th se nuk do të marrin pjesë në votim ngase i kanë dhënë argumentet e tyre lidhur me këtë çështje.

“I kemi dhënë argumentet tona sepse jemi kundër vazhdimit të gjendjes emergjente, dhe normalisht nuk do ta votojmë, nuk do të marrim pjesë në votim fare”.

“…në anën tjetër besoj se seanca nuk do të duhej me u mbajt peng për një numër jo shumë të madh të mospjesëmarrjes së deputetëve sepse aty janë edhe të mazhorancës edhe të opozitës, besoj që ju do të duhej me i pas numrat me vazhduar në seancën siç e keni thirr në orën 11:00”.

Përderisa Shefi i Grupit të LDK, Arben Gashi e ka quajtur mënyrë të gabuar shtyrjen e seancës.

“Mendoj se është një qasje e gabuar me kërkuar paraprakisht prej grupeve parlamentare me u deklaruar për një çështje e cila është në diskrecion të deputetëve si do të marrin vendim dhe si do të sillen prandaj mendoj që është në diskrecionin e plot të secilit deputet të deklarohet vullnetarisht në momentin e votimit”, tha ai.

Edhe Besnik Tahiri nga AAK-ja ishte kundër shtyrjes, nuk thënë se nuk duhet të ketë ndikim puna e Komisioneve në mbajtjen ose jo të seancave.

“Mendoj që nuk duhet të shtyhet seanca, duhet seanca, duhet të ecim tutje në diskutim”.

“Mbledhja ka filluar në ora 09:00, seanca është caktuar në ora 11:00 mendoj që duhet të vazhdojmë dhe nuk duhet të ketë ndikim puna e komisioneve në punën e seancës plenare”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme