Shtyrje apo jo të zgjedhjeve, partitë në takim me presidenten Vjosa Osmani

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 17:09 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partitë politike i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani, për të diskutuar për shtyrjen apo jo të zgjedhjeve lokale, raporton Ekonomia Online.

Në takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV-së Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga AAK, Muharrem Nitaj, nga alternative, Mimoza Kusari dhe nga Lista Guxo, Donika Gërvalla.

Takimi mbahet për ta diskutuar opinionin dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

No description available.
No description available.

Të ngjashme