Më shumë kërkesa sesa oferta për vendet e Ballkanit

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 08:16 | Nga

Strategjia aq e përfolur e Komisionit Evropian për kthimin e besimit tek procesi i zgjerimit ndaj Ballkanit Perëndimor do të miratohet të martën në takimin e kolegjit të komisionarëve evropianë në Strasburg, e pas kësaj presidenti i Komisionit, Jean Claude Juncker, personalisht do ta paraqesë atë para deputetëve të Parlamentit Evropian, ndërsa përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogherini, dhe komisionari i negociatave të zgjerimit, Johanes Hahn, edhe para gazetarëve, shkruan sot Koha Ditore.

Komisioni Evropian i jep një rëndësi të veçantë kësaj ngjarjeje, dhe do të dërgojë zyrtarë të lartë edhe në vendet e rajonit për ta prezantuar atë. Prej drafteve të hershme, për të cilat ka shkruar që në fillim “Koha Ditore”, pak ka ndryshuar në tekstin e këtij dokumenti, pos që janë sqaruar dhe konkretizuar disa ide.

Ndryshimet e fundit kanë ndodhur në takimin e shefave të kabineteve të komisionarëve, të premten, në Bruksel dhe deri në momentin e fundit do të mbetet e hapur se si do të formulohet pjesa politike e këtij dokumenti.

Përmbajtja e pjesës më të madhe tashmë dihet. Ka mbetur të saktësohet se si do të përmenden afatet indikativë kohore se kur mund të hyjnë në BE shtetet më të avancuara, si dhe a të përmenden shtetet më të avancuara, dhe të sqarohen disa fjali tejet të ndjeshme, si për shembull “elementet e kapjes së shtetit” dhe “lidhjeve të strukturave të krimit të organizuar me të gjitha nivelet e Qeverisë dhe administratës”.

Por sido që të jetë formulimi, në fund është e qartë se ideja është që për Serbinë dhe Malin e Zi të ketë afate kohore, sipas së cilave deri në vitin 2025 të mundë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa të tjerët deri atëherë të jenë të avancuar në “rrugëtimin e tyre përkatës evropian”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme