Shumë konsultime, por jo pajtim se si të dilet nga kriza politike

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka filluar konsultimet me partitë politike në lidhje me zhvillimet pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Thaçi, konsultimet, fillimisht i ka nisur me përfaqësuesit e partive të vogla nga radhët e komuniteteve.

Ai deri më tash ka takuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe ata të subjektit VAKAT nga Grupi Parlamentar 6 plus dhe partitë e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, por nuk ka njoftime se kur mund të ketë takime me përfaqësuesit e tjetër të partive politike shqiptare.

Analistët politikë konsiderojnë se zhvillimet politike në Kosovë janë duke shkuar drejt një përkeqësimi të gjendjes politike dhe jo drejt një zgjidhjeje.

Milazim Krasniqi, shef i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se partitë politike shihet se nuk e kanë preokupim as zbatimin e Kushtetutës e as të ligjshmërisë, por një rivalitet politik, i cili siç thotë ai, mund ta bëjë gjendjen edhe më të keqe nga sa është.

“Mendoj se zgjidhja e vetme është të germa e Kushtetutës, pra duhet të zbatohen procedurat kushtetuese që parashihen për këtë rast,të thotë presidenti duhet t’i ftojëpartitë politike dhe të provojë të formojë një qeveri të re dhe nëse ajo nuk realizohet atëherë me një marrëveshje të partive, të shpërbehet parlamenti dhe të shpallen zgjedhjet. Përndryshe kjo se si ka filluar fushata, definitivisht vetëm sa po e ashpërson diskursin politik”, thotë Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme