Shumë Projektligje s’votohen në Kuvend, Konjufca detyrohet t’i shtyjë për seancën e radhës

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 11:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndonëse ishin të pranishëm më shumë se 63 deputetë në seancën e sotme, shumë prej tyre nuk kanë marrë pjesë në votim, duke pamundësuar kalimin e shumë Projektligje të parapara të votohen në seancën e sotme, raporton Ekonomia Online.

Projektligji nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore, Projektligji nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate, Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, ishin disa prej Projektligjeve që nuk u votuan fare në seancë.

Të ngjashme