Shyqiri Bytyqi zyrtarisht i bashkohet PSD-së

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 11:15 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka aderuar në Partinë Socialdemokrate, raporton Ekonomia Online.

Lajmin për aderimin e tij e bëri publik kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti në një konferencë për media në zyrat e kësaj partie.

Me këtë rast i pari i socialdemokratëve tha se “jemi bashkë për të punuar dhe arritur fitoren më 6 tetor”.

“Arsyeja që jemi këtu është që të ju njoftojmë se prej sot Ministri në detyrë Shyqyri Bytyqi është anëtarësuar në PSD , dhe po punojmë bashkë për të arritur fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit dhe të bëjmë reforma. Është një ndër ekspertët më të mire tatimor që ka republika Kosovës. Diskutimet i kemi filluar qe një kohë dhe Shyqyri Bytqi ka shpreh dëshirën që të bashkëpunoj me ne. Duhet të punojmë shumë në arsim dhe besoj që së bashku do ta bëjmë ndryshimin”, tha ai.

“Ne kemi pas dëshirë që 12 deputetët të kandidojnë, por ne e respektojmë vendimin e deputetes Aida Dërguti. Ne mund të garantojnë që në PSD ka kandidatë të pasur dhe pa aktakuza. Sot dhe ditëve në vijim do t’i prezantojmë njerëzit në listë dhe të shtunën do ta kemi një aktivitet të përbashkët me AAK-në ku do të prezantohen 110 kandidatët dhe jam i bindur që PSD-ja do të ketë pjesë në qeverinë e ardhshme”.

Anëtari më i ri i kësaj partie, Shyqiri Bytyqi vlerësoi se gjithmonë ka përkrahur politikat e partive majtiste.

“Që nga sot aktivitetin tim politik do ta vazhdoj në PSD. Politikat socialdemokrate janë më të nevojshme dhe këto i duhen vendit tonë. Gjatë kësaj karriere kam mësuar se një individ kontributin e tij më të madh mund ta jap duke qenë aktiv. Besoj me këtë frymë Partia Socialdemokrate do të ketë rol kyç në politikëbërjen në Kosovë”, tha Bytyqi, raporton EO.

Bashkë me Shyqiri Bytyqin kanë aderuar edhe një pjesë nga kabineti i tij, përfshirë edhe shefin e kabinetit, Baton Dushi.

Të ngjashme