Si e përshëndeti Ramush Haradinaj marrëveshjen që e eliminon taksën ndaj Serbisë

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Pa shumë zhurmë, të hënën në Berlin është arritur një marrëveshje që rikthen fluturimet Prishtinë-Beograd pas më shumë se 20 vjetësh. Kjo marrëveshje është arritur më ndërmjetësimin e dy njerëzve të afërt të presidentit të SHBA’së, Robert O’Brien-këshilltar për siguri kombëtare dhe Përfaqësuesin Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Një marrëveshje e tillë për hapjen e hapësirës ajrore të dy shteteve po shihet edhe si impuls i ri për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe njëherit një veprim i cili do të anulojë taksën 100 %.

Edhe përkundër këtij fakti, marrëveshjen ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës që do të implementohet përmes kompanive gjermane të fluturimit, e ka përshëndetur edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ani pse ajo do ta eliminojë taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Iniciativa për të hapur hapësirën ajrore të Kosovë për fluturime me Serbinë, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë, është një hap gjigant përpara në avancimin e raporteve fqinjësorë dhe konsolidimit të sovranitetit të Kosovës. Falënderues Robert O’Brien, Richard Grenell dhe Lufthansa”, ka shkruar Haradinaj.

Pas kësaj marrëveshje për hapjen e hapësirës ajrore ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sipas të cilit është nonsens që të ketë liri të fluturimeve dhe të mos ketë liri të qarkullimit të mallrave ndërmjet dy shteteve, duke bërë thirrje për heqje të taksës.

Kreu i shtetit serb ka thënë se me krijimin e institucioneve të reja të Kosovës shpreson se do të zgjidhet shumë shpejtë edhe çështja e taksës. Gazeta Express sot ka publikuar dokumentin me të cilin Kosova merr obligim që të mos ketë taksa shtesë në Linjën e Veçantë Ajrore Beograd-Prishtinë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme