‘Si jeni, a jeni lodhë’: Kjo është ankesa që Rufki Suma e dërgoi në PZAP për kandidatin e PDK-së

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Në ankesën që Rufki Suma i ka dërguar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), është shkruar se Mehmet Ballazhi në ditën e zgjedhjeve ka përdorur në vendvotime fjalët si: ‘Si jeni’, ‘ a jeni lodh’, ‘a keni ndonjë problem’.

PZAP gjatë ditë së djeshme ka marrë vendim që të anulojë zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit, ku për rrjedhojë.

PZAP’ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kryetarit të kësaj komune, Rufki Suma.
“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Në ankesën që Rufki Suma e kishte dërguar në PZAP është shkruar se Mehmet Ballazhi në ditën e zgjedhjeve ka përdorur në vendvotime fjalët si: ‘Si jeni’, ‘ a jeni lodh’, ‘a keni ndonjë problem’ etj. Gjithashtu edhe në këtë ankesë është e shkruar edhe data gabimisht, e dorëzimit të ankesës, pra është shënuar datë 17 gusht 2021.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, në Han të Elezit iu dha fund qeverisjes 14-vjeçare të kandidatit të pavarur, Rufki Suma, duke u mposhtur nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Ballazhi.

Rezultatet nga 100% të vendvotimeve të procesuara:
Mehmet Ballazhi (PDK) – 2.485 vota apo 50,98%

Rufki Suma – 2.070 vota apo 42,47%

Sherif Berisha (LVV) – 319 vota apo 6,54%.

Të ngjashme