Si mund Serbia të flasë për të kaluarën pa kërkuar falje për krimet e luftës

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 23:44 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e ka kritikuar ashpër Serbinë gjatë fjalimit në të cilin ia përmendi edhe krimet e luftës. Ajo pyeti se si ka mundësi që Serbia të flasë për të kaluarën pa kërkuar falje për krimet e luftës.

“Kam qenë në Kosovë dhe kam qenë edhe në Veri. Ka tensione ende në komunitete dhe komunitetet nuk e kanë trajtuar gjithmonë njëri tjetrin me miqësi e respekt. Por më vjen keq që dëgjova sot nga njëri prej folësve [Serbia] që do të thotë në mosnjohjen e ngjarjeve që na quan neve te Rezoluta 1244, praninë e UNMIK-ut në Kosovë. Asnjë keqardhja, asnjë pranim të fajësi dhe krime të luftës që janë bërë në terren dhe krimet që janë përcaktuar dhe përkufizuar nga Tribunali ndërkombëtarë që u themelua nga ky këshill”, tha ajo.

Britania po ashtu e vlerësojë lartë rolin e Krijimit të Ekipit për Dialogun që krijon uniteti politik prë Kosovën dhe garanci për përkushtimin për dialog.

Të ngjashme