Si nisën përplasjet ndërmjet deputetëve të VV-së me të tjerët në Komisionin e Jashtëm

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbledhja e sotme e Komisionit për Punë të Jashtme është përcjell me ofendime të shumta ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes në njërën anë dhe disa deputetëve të partive të tjera.

Derisa ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, po iu përgjigjej pyetjeve të anëtarëve të komisionit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, disa herë ka ndërhyrë…

Këtu reagoi kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj, e cila sikurse ministrja vjen nga radhët e Aleancës.

“Fitore s’je moderatore e komisionit. A po na len me punu, a po e mbyllim punën e komisionit”.

“Po bëhesh histerike. Po tutemi krejt prej teje”.

Haradinaj në anën tjetër është ankuar se deputetja Pacolli nuk është duke e lënë të përgjigjet. “S’po më len mu përgjigj Fitore”.

Kryetarja e Komisionit reagoi sërish ndaj Pacollit. “Nëse ki probleme me shëndetin trajtohu, ose leje ministren me u përgjigj”.

Përplasje kishte edhe ndërmjet nënkryetarit të Kuvendit, nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, me Gazmend Gjyshincën e LVV-së.

“Dua të lidhem shkurt me profesorin akademikun e nderuar Kujtim Shalën që është edhe deputet. Z. Shala ju jeni profesor edhe e dini rëndësinë e parimit. Pse jemi kaq keq është për shkak të mungesës së parimeve, rri aty”, u shpreh Gjyshinca.

“Ti po më kallëzon a”, iu përgjigj Shala.

Pasi që Kadrijaj ndërpreu mbledhjen, është raportuar për një përplasje fizike mes Gjyshincës, Shalës dhe Arben Gashit të LDK-së.

Të ngjashme