Si plotësohet fletëvotimi për kryetar Komune dhe Kuvend Komunal?

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 01:05 | Nga

Për Zgjedhjet Lokale janë dy fletëvotime, një për kryetar të Komunës, i cili ka ngjyrë të verdhë dhe një për Kuvend Komunal, i cili ka ngjyrë të kaltër.

Hapi 1 – Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimet janë të vulosura.

Hapi 2 – Në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Hapi 3 – Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimet para se të largoheni nga kabina.

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të identifikimit:
– Letërnjoftim
– Pasaportë të vlefshme
– Dokument i vlefshëm i udhëtimit
– Patentë-shofer

Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme