Si të plotësoni fletëvotimin për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal

Prishtinë | 16 Tet 2021 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Pra mos harroni, për Kuvend Komunal votoni vetëm një subjekt politik dhe vetëm një kandidat/e.

Dokumentet me të cilat mund të votoni me 17 tetor 2021

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës:

Letërnjoftim;

Pasaportë;

Dokument i udhëtimit; dhe

Patentë shoferi.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=4611888528862280

Të ngjashme