Simiq gojën plot paqe teksa flet për Ukrainën: Serbia është kundër luftërave

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 12:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka gjetur kurajën që të kritikojë politikanët dhe deputetët e Kosovës, prej të cilëve ka edhe të mbijetuar të masakrave të luftës në Kosovë, për kinse “fjalime që po cenojnë paqen, për të cilën serbët janë ende duke punuar”, raporton Ekonomia Online.

Simiq, pa e thënë asnjë fjalë për të kaluarën dhe për atë se Serbia ka qenë shkaktare e luftërave të përgjakshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, e për të cilat s’ka kërkuar falje asnjëherë, ka thënë se Serbia është kundër çfarëdo lloj konflikti.

në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur edhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili e ka pasur gojën plot paqe dhe qëndrime kundër luftërave, edhe pse para më shumë se 20 vjetësh shteti serb dhe regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit ka vrarë, masakruar mijëra civilë të pafajshëm dhe të pa armatosur në Kosovë.

“Nuk dëshirojmë që të kemi tensione me këto të thëna, sepse në Ballkan popujt tonë kanë vuajtur shumë, prandaj rajoni jonë duhet të jetë veçmas. Paqja s’ka çmim, qytetarët tonë s’duan të kenë tensione dhe luftë. Përfaqësuesi politikë të qytetarëve bartin përgjegjësi të veçantë. Në emër tim dhe përfaqësuesve të serbëve, kërkoj t’i mateni fjalimet tuaja, mos të cenoni paqen që e kemi ndërtuar në këto vende dhe ende po punojmë”.

“Serbia dhe vendi i Serbisë është kundër çfarëdo lloj konflikti”, ka thënë deputeti i Listës Serbe.

Të ngjashme