Simiqi hyn e del kur të dojë, informohet për punësimet e pakicave në Polici dhe e lëshon sallën

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 12:32 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili është edhe kryesues i Komisionit Parlamentar nga për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, nuk ka qëndruar deri në fund të mbledhjes së këtij komisioni, raporton Ekonomia Online.

Komisioni i cili në rend dite kishte diskutimin në me rekrutimin e përfaqësuesve të komunitetit joshumicë në konkursin e fundit të Policisë së Kosovës, u vazhdua me kryesimin e nënkryetarit, Xhelal Sveçla.

Kjo sjellje e Simiq, erdhi pas përgjigjeve të marra nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, gjatë raportimit të tyre.

Veprimin e deputetit serb e kanë kritikuar anëtarët e tjerë të komisionit.

Emilja Rexhepi kërkoi nga Simiq që të mos largohet pasi ky komision nuk është vetëm për komunitetin serb por për komunitetet dhe kthim.

“Unë e thash atë që deshta dhe tani komisionin e ushëheqë zëvendësi im Sveçla”, ka thënë Simiq.

Deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla, se kjo sjellje e Listës Serbe është e papranueshme që kur të do vjen dhe shkon.

“Është bërë qesharake veprimet e Listës Serbe që kur do vje e mban takime kur do nuk vje tani ka disa muaj qe thonë se bojkotojnë institucionet dhe vijnë udhëheqin komisione, ne kemi kërkuar nga ministri për kthim me ardh me raportim e ka thënë se nuk vje se po bojkoton”, tha Sveçla, raporton EO.

Të ngjashme