Simiq i kundërpërgjigjet Kurtit për ndryshime kushtetuese për bashkim kombëtar

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që paralajmëroi ndryshime kushtetuese për bashkimin me Shqipërinë.

Kurti qe dy ditë ka deklaruar se Kushtetuta është pengesa për një bashkim kombëtar. Ai së fundmi, në një intervistë për “Kosovo-Online”, u shpreh se “përderisa Lista Serbe ka 10 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, nuk mund të bëhen ndryshime në Kushtetutë për bashkim me Shqipërinë”.

E pikërisht kjo deklaratë, ka nxitur reagimin e Simiqit që ka thënë se “kjo është përse ka qenë i rëndësishëm uniteti serb”.

“Për këtë arsye ka qenë e rëndësishme që në këto zgjedhje të fitojë uniteti serb, që të tregojmë tani, por edhe në të ardhmen, se sa të bashkuar dhe unikë jemi në synimin tonë për ta ruajtur atë që është e jona. Dhjetë përfaqësuesit e Listës Serbe janë mburoja dhe stomi mbrojtës i interesave kombëtare serbe, janë luftëtarët e mbrojtjes së popullit serb në Kosovë e Metohi!” është shprehur Simiq në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme