Simiq: Kurti po i ik dialogut me Serbinë

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i ikë dialogut me Serbinë.

Simiq në një intervistë për mediumin serb Tanjug ka thënë se Kosova nuk është e gatshme për të arritur një zgjidhje kompromisi që do të respektonte interesat e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Simiq tha poashtu se sjellja e Kurtit, i cili njoftoi se do të shkojë në Bruksel për të diskutuar të ardhmën nuk janë vazhdimësi e dialogut të kaluar dhe kjo nuk është befari për serbët në Kosovë.

Mesi i këtij muaji pritet t’i gjejë në tryezën e bisedimeve kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kryeministri Kurti deklaroi se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.

Të ngjashme