Simiq për taksën: Nevojiten masa radikale të bashkësisë ndërkombëtare

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq vlerësoi sot se mohimi që Prishtina po i bën përmbushjes së  kërkesave që po vijnë nga bota  për ta hequr taksën mbi mallrat nga Serbia tregojnë se “ajo (Kosova) është e kontrolluar nga ajo që ka krijuar Perëndimi”.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të zbatojë masa më radikale nëse dëshiron që dialogu të vazhdojë dhe të arrihet një zgjidhje kompromisi.

Ai i tha TV Pink se situata në skenën politike në Kosovë, para së gjithash në Prishtinë, është shumë kaotike kur vjen puna te paraqitjet mediale të Kadri Veselit, Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit por sipas tij “janë të sinkronizuar në veprim kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve që janë në dëm të popullit serb”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme