Simiq: Përfaqësuesit të japin përgjegjësi për dhunën në Mitrovicë

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 15:46 | Nga

Kryetari i Listës Serbe, në seancën e jashtëzakonshme për deportimin e gjashtë shtetasve turq, ka folur për intervenimin e policisë së Kosovës, javë më parë, në Mitrovicë.

Simiq ka thënë se përfaqësuesit duhet të mbajnë përgjegjësi për atë se çfarë ka ndodhur pasi sipas tij, nuk ka pasur asnjë arsye për intervenimin që institucionet e Kosovës e kanë bërë atë ditë.

“Çdo përfaqësues e mban përgjegjësinë, ne e kemi treguar përgjegjësinë tonë atë ditë kur nuk kemi ofruar asnjë arsye për atë që na ka ndodhur, jo që jemi frikësuar por kemi menduar për të ardhmen e gjithë neve, për të ruajtur paqen. Unë shpresoj se këto ngjarje nuk do ndodhin, por edhe më tej presim se përgjegjësit për dhunën e kryer ndaj popullit në Mitrovicë të dënohet”.

Dy javë më parë, Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë intervenuar për ta penguar një tubim në Mitrovicën e Veriut në të cilin po merrte pjesë edhe një delegacion nga qeveria e Serbisë.

Pavarësisht ndalesës për të hyrë në Kosovë, pjesë e këtij takimi ishte edhe shefi i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Të ngjashme