Simiq: Pres dalje masovike në zgjedhje, jam i bindur në fitore

Mitrovicë e Veriut | 19 Maj 2019 | 07:21 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shkollën teknike në Mitrovicën e veriut është hapur me kohë vendvotimi.

Aty posa ka filluar votimi ka dalur zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili pasi votoi shprehu bindjen se partia e tij do të dalë fituese.

Simiq ftoi të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë, raporton Ekonomia Online.

“Shpresoj që këto zgjedhje do të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme ashtu siç kanë filluar. Janë hapur të gjitha qendrat zgjedhore në bazë të informacioneve që kam dhe pa asnjë problem”.

“Siç po e shiheni interesimi është i madh te qytetarët e Mitrovicës së Veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar dhe për të përcaktuar të ardhmen e tyre”.

“Ajo çka është më me rëndësi, është që secili ta kryej punën e vet, që zgjedhjet të kalojnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që qytetarët të mund të vendosin vet për atë që kush do të mund t’i udhëheq në periudhën e ardhshme”.

“Jam thellë i bindur dhe të gjithë anëtarët e listës serbe se katër kandidatët e tyre do të arrijnë fitore të bindshme, jo për faktin se jam unë pjesë e listës serbe por e di që kjo është mënyra e vetme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë në këto hapësira”, tha Simiq.

Të ngjashme