Simiq pretendon se Mariq u “sakrifikua” për hir të Asociacionit

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 11:58 | Nga

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se deputetët e kësaj liste kanë pranuar shkarkimin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal,  Ljubomir Mariq, në interes të formimit të shpejtë të Asociacionit të Komunave Serbe.

Simiq e tha këtë në një deklaratë e cila i është shpërndarë mediave.

Në deklaratë thuhet se Lista Serbe e ka “sakrifikuar Mariqin” në mënyrë që të shmang çdo formë  të destabilizimit politik, gjë që do të zgjaste edhe më tej formimin e Asociacionit të komunave serbe”, dhe se mandati i tij iu besua Mirjana Jevtiqit me dëshirën që në krye të një ministrie të jetë për herë të  parë një grua  nga komuniteti serb.

“Mariq ishte para zëvendësimit, siç tha zotëri Mustafa, për shkak të koordinimit të dobët dhe bashkëpunimit në mes të ministrisë që e drejtonte ai dhe qeverisë  lokale në Kosovë dhe Metohi. Deputetët e Listës Serbe nuk kanë dashur të lejojnë  thellimin e krizës politike që padyshim duhet të imponohej në këtë rast, sepse qëllimi ynë kryesor është që të lëvizim sa më shpejt që të jetë e mundur me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, e cila është domosdoshmëria e jona “thuhet në deklaratën e Simiqit, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme