Simiq: Serbët e kremtojnë Ditën e Serbisë, jo të Kosovës

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, lidhur me kremtimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se serbët e kanë festën e vet, Stretenjën dhe Ditën e shtetësisë së Serbisë të cilën e kanë kremtuar para dy ditësh dhe nuk kanë pse ta kremtojnë Ditën e Kosovës.

“Kur flasim për ndonjë farë pavarësie të Kosovës, ne pyesim për çfarë është fjala dhe ç’ka për të kremtuar”, ka thënë Simiq për agjencinë serbe të lajmeve tanjug.

Ai ka shtuar se në Kosovë nuk është më euforia që ka qenë para 11 vjetësh kur është shpallur pavarësia kur u premtua “liberalizimi i vizave, ekonomi më e mirë, anëtarësim në të gjitha organizata ndërkombëtare”.

“Asnjë nga këto nuk është bërë”, ka thënë Simiq.

Se situata nuk është e mirë në Kosovë, sipas tij, tregon e dhëna se papunësia është 50 për qind ndërsa 70 për qind e rinisë së Kosovës është papunë.

Simiqi pakënaqësi në Kosovë sheh edhe te tërheqja e njohjes nga disa shtete si dhe prishjen e marrëdhënieve me SHBA-në.

Duke folur për Platformën e Kosovës për dialog, me Serbinë, ai ka thënë se këtë Platformë nuk do ta pranojë askush në Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme