Simiq: S’presim nga Kushtetuesja të jetë e paanshme për Trepçën

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 09:34 | Nga

Kreu i Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, Slavko Simiq, ka thënë se nuk pret nga Gjykata Kushtetuese që të tregohet e paanshme në shfuqizimin e ligjit për Trepçën.

Simiq ka thënë se është e rëndësishme që Gjykata të mos marrë vendime që do ta dramatizonin edhe më tutje situatën.

Ai po ashtu ka shtuar, se shqiptarët janë të vetëdijshëm që ligji është e pamundur të zbatohet në komunat ku ndodhet kapaciteti më i madh i mineraleve dhe infrastrukturës mbështetëse dhe se është e pamundur të ndryshohet struktura etnike e organizimit të punës, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme