Simiq: Ushtria e Kosovës është e papranueshme për serbët

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se përpjekjet e transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës nuk janë të pranueshme për serbët që presin të mos jetë e pranueshme as për bashkësinë ndërkombëtare.

“Pozicioni ynë ka qenë gjithmonë i qartë dhe i pandryshueshëm rreth kësaj teme. Absolutisht jemi kundër shkeljes së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dhe jemi kundër formimit të ushtrisë së Kosovës. Këtë mesazh ua kemi dërguar edhe në Parlamentin e Kosovës por edhe bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Simiq për “RTS”.

“Kjo për ne është absolutisht e papranueshme, e sigurisht se presim që të jetë e papranueshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare”, shtoi ai.

Sipas tij, kjo hedh në ujë përpjekjet e popullit serbë në Kosovë që mundohet të sjellë investime por edhe të gjejë pajtimin, tolerancën dhe paqen, derisa nga ana tjetër, Prishtina investon tek destabilizimi i Kosovës dhe i gjithë regjionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme