Simmons, ambasadorit gjerman: Nëse pretendimet e mia janë të pavërteta, pse EULEX i frikësohet një hetimi nga Kuvendi?

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryegjyqtari Malcolm Simmons, ka bërë edhe një tjetër reagim ndaj ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili nuk e mirëpriti raportimin e të parit, në Kuvendin e Kosovës.

Simmons, lidhur me këtë, shkruan se nëse do të dilnin të pavërteta pretendimet e tij, pse Eulexi do duhej të frikësohej nga një hetim prej Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Nëse pretendimet e mia janë të rreme, për çka @EULEX duhet të ketë frikë nga një hetim nga Kuvendi i Kosovës?”, shkruan ai duke përmendur në cicërimën e tij ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.

Të ngjashme