Sindikalistët takohen me kreun e LDK-së, shkak mosekzekutimi i pagave

Prishtinë | 02 Sht 2022 | 11:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim, Kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK, Rrahman Jashari dhe nënkryetarin i Këshillit Grevist, Ali Gashi, sa i përket mosekzekutimi të pagave për punëtorët e sektorit publik, raporton Ekonomia Online.

Ky takim vjen pasi Qeveria e Kosovës ua ka bllokuar pagat mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë nëpër komuna, që janë në grevë nga 25 gushti.

Pas Abdixhikut, ata pritet të takohen edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Për shkak të mosekzekutimit të pagave, më 1 shtator, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Të ngjashme