Sindikatat pas takimit me Kurtin: Greva e protesta nëse s’dalin pagat me rritje

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 15:02 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtuesit e Sindikatave të Shëndetësisë, të Policisë dhe të Arsimit i ka pritur në takim lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Takimi ka qenë i mbyllur për medie ndërkaq pas përfundimit janë deklaruar drejtuesit e Sindikatave.

Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë,Blerim Syla, tha se e njoftuan Kurtin me situatën siç e quajti “situatë para shpërthimit” .

“Ajo çka biseduam me z. Kurti ishte t’i bëjmë një njoftim se si qëndron situata e ajo është shumë para shpërthimit, mirëpo para se të marrim vendimet e këshillave drejtues kemi dashur të njoftojmë dhe të kërkojmë alternativa. Ajo çka konstatuam së bashkë është që jemi në një situatë jo të favorshme sepse nuk e kemi të formuar qeverinë të dala pas zgjedhjeve dhe në anën tjetër nuk kemi vendim të Gjykatës Kushtetuese”.

“Zoti Kurti nuk ka çka me na thanë më shumë se sa që është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pas kësaj do të ulemi dhe do të diskutojmë prapë”.

Kryetari i SBAhK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se Kurtit i shprehën shqetësimet e tyre derisa nuk i përjashtoi as grevat.

“Ne z.Albin ja shprehëm të gjitha shqetësimet e tona në mënyrë që të jetë i njoftuar, por e dimë pozicionin e tij momental, çfarëdo të ndodhë më tutje varet nga zëri i mësimdhënësve të Kosovës. Nuk mund ta përjashtoj mundësinë e grevave kjo varet nga zëri i punëtorëve të arsimit”.

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli,tha se nëse nuk dalin pagat me rritje do të ndërmarrin hapa sindikal derisa nuk i përjashtoi as protestat.

“Policia nuk ka të drejtë për grevë por ka të drejtë për protesta, ne si sindikata jemi që pagat e aprovuara nga institucionet të jenë nga sot e tutje, nëse nuk dalin pagat ne do të ndërmarrim hapa sindikal”, tha ai, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme