Sipas AVONET, këto janë ministritë me performancat më të mira

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 12:21 | Nga

AVONET ka matur performancën e ministrive s dhe duke monitoruar edhe punën e tyre, ndërsa tri nga të gjitha ministritë dalin me performancën me të mirë për këta muaj të qeverisjes.

Sipas AVONET Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka  marr disa vendime të rëndësishme gjatë kësaj periudhe.

Vendim i rëndësishëm i kësaj ministrie sipas AVONET është edhe tek rasti i lodrave të fëmijëve ku ishte konstatuar si shumë i rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, me ç’rast është bërë edhe ndalimi i importimit të këtyre lodrave.

Rrjeti i këtyre organizatave si Ministrinë me performancë të mirë ka renditur edhe atë të  Shëndetësisë e që sipas tyhre kjo ministri e cila ishte e ballafaquar me një numër të madh të problemeve dhe pakënaqësi tek qytetarët, si mungesa e aparaturës, shërbime jo të mira shëndetësore, mos marrja e masave ndëshkuese ndaj stafit shëndetësor, ishin prej problemeve në këtë ministri.

“Në Ministrinë e Shëndetësisë, janë pajisur disa klinika me aparatura të reja sic është ajo Gjinekologjisë, klinika e Kirurgjisë Torakale, Kirurgjia Vaskulare si dhe është bërë edhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe rritje e disiplinës brenda stafit shëndetësor”.

Ministria e Forcës së Sigurisë të Kosovës, është njëra prej që është në procesin e transformimit të saj, ku është e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve dhe arritjen e përmbushjeve të kritereve për transformimin e FSK.

“Kjo ministri ka arrit që të përmbush kriteret dhe të zhvilloj politika të favorshme, po ashtu si një prej institucioneve më të besuar tek qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme