Sipas Bajrush Xhemajlit, PDK-ja mbetet opozitë deri në zgjedhjet e reja

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Sekretari organizativ i PDK-së, Bajrush Xhemajli, tha se PDK mbetet opozitë deri në zgjedhjet e reja.

“Nuk ka heshtje në PDK, unë nuk mund të pajtohem me këtë çështje. Ne jemi deklaruar më 6 tetor opozitë dhe do të qëndrojmë deri në zgjedhje të reja, megjithëse jemi pajtuar për disa amendamente”, i tha ai RTK-së.

Sipas tij Vetëvendosje nuk është fer dhe serioze për mocionin që e kanë paraqitur ndaj qeverisë Hoti. “Nëse ata i sjellin në kuvend ne do të votojmë atë, po ata nuk janë fer. Ata nuk i kanë votat për ta sjellë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Për heqjen e vijave të kuqe ndaj PDK-së nga Isa Mustafa, Xhemajli, tha se LDK-së i duhen vota për ligjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme